“Super Mario”, loja e famshme së shpejti film

Personazhet e famshëm të lojës elektronike Mario e Luigi  së shpejti do të bëhen më të famshëm se se sa janë dhe këtë herë ne do mund t’i shikojmë në ekranin e madh të kinemasë, falë marrëveshjes për një film mes “Universal Pictures” dhe “Nintendo Co.”, që ka dhe të drejtat e personazhit.

Sipas “Wall Street Journal”, “Illumination Entertainment”, shoqëria e specializuar për animimin kompjuterik të “Universal”, është pranë akordit me “Nintendo”, për të realizuar filmin e animuar mbi “Super Mario Bros.”, bazuar në serinë e videolojërave me të njëjtin emër, prej 32 vjetësh.

“Nintendo” dhe “Universal” janë ndërkohë partnerë edhe jashtë fushës së kinematografisë, pasi studioja ka disa ambiente argëtuese në tre parqe lodrash me temë “Nintendo Land”. “Illumination” së bashku me “Universal” nuk kanë nevojë për prezantime, pasi janë emra me sukses ndërkombëtar të serive “Despicable Me” dhe “Minions”.

Pin It