“Takimet Muzikore të Dy Botëve”, aty ku muzika klasike takon traditën

Pianistja Silva Skenderi dhe violinist malazez Miran Begiç  ndërthurin traditen shqiptare dhe malazeze me muziken klasike  në Tiranë. Edicioni I XI-të i Festivalit Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve” do të mbyllet  ne Tirane ne 31 tetor 2017 ne Hotel Sheraton  me koncertin Gala  “Aty Ku Muzika Klasike Takohet Me Traditën”.  Dy artistë virtuozë Silva Skenderi, pianiste nga Shqiperia dhe Miran Begiç, violinist nga Mali i zi, do të ndërthurin muziken klasike me traditen shqiptare dhe malazeze. Programi i koncertit sjell tre sonata nga Wolfgang Amadeus Mozart, Ludvig van Bethoven, Edvard Grieg dhe valle nga Aleksander Peç dhe Hercigonja Dances. Me këte koncert nderthyrja e zhanreve muzikore  permbysh dhe mision e  ketij  Festivali, pasi ne 11 edicione Argjiro ka  patur si lajtmotiv nderthurjen e muzikes klasike me ate tradicionale.  Të ndërthurësh të dy botët në një, të gërshetosh traditën dhe identitetin me klasiken dhe modernen, ndërsa mbetesh besnik ndaj identitetit tënd, do të thotë të kthehesh nga  e ardhmja dhe jo nga e kaluara.

Silva Skënderi, Pas perfundimit te studimeve per piano me rezultate te shkelqyera, ne LICEUN ARTISTIK JORDAN MISJA TIRANE ,Silvana Skenderi vijoi  studimet  per piano ne Akademine e Arteve Tirane., sot Universiteti I Arteve, ku qe prej vitit 2003  eshte pjese e stafit pedagogjik te Universitetit, aktualisht Asc.Profesor ne Departamentin e Interpretimit- dega piano dhe muzike dhome.. Pas perfundimit te studimeve punoi per disa vite ne Teatrin e Operas e Baletit TOB ku ju dha dhe titulli KoncertMaester.Gjate kesaj periudhe ka nje aktivitet te gjere me artiste dhe dirigjente  te shquar te vendit dhe te huaj. Repertori i saj Artistik permban nje sere koncertesh Recitale dhe te Muzikes se Dhomes , ne vend dhe  Evrope., ne bashkpunim me instrumentiste shqiptare dhe te Huaj. Soliste me Orkestren e Simfonike  te Radio Televizionit Shqiptar dhe me Orkestren e Universitetit te Arteve.  Ajo ka interpretuar ne disa Koncerte Recitale ne Zagreb –Kroaci, Pesaro – Itali, Udine Itali , Shkup,  Maqedoni, disa koncerte ne qytete te ndryshme   ne Greqi, ne Tirane Shqiperi,  etj. Silva ka interpretuar disa koncerte DUO piano & violinë  me violinisten franceze Luise Chisson, me spalen e orkestres se Operas se Tiranes,  Suela Picirin, me  Alban Pengilin, me  Rezart Kapetanin,  me  Morena Kalziqin,  me  Lirza Zaloshnjën,  etj.

Koncerte  DUO ajo ka interpretuar gjithashtu dhe me violoncelistin e pare te Orkestres se Operas se Prages Bledar Zajmi, me klarineten e pare te Orkestres se Katalunes,   Juan Ferrera. Ka patur disa koncerte recitale me disa kengetare te shquar ne skenat boterore si Josif Gjipali, Angela Baek,Sokolin Asllani,  Mirjam Tola, Ramona Tullumani, etj. Per disa vite me radhe eshte pianiste e korit femeror te Akademise se Arteve nen drejtimin e dirigjentit te shquar  Prof.Milto Vako, icily u nderua me disa çmime nderkombetare dhe nje CD. Per disa vite me rradhe ka interpretuar si  pianiste e orkestres Madre Teresa, e orkestres  se Radio Televizionit Shqiptar,e Koncertit 3 Tenoret,e festivalit nderkombetar Operistik Marije Kraja, e Festivalit Jorgjie Truja, pianiste zyrtare ne konkursi nderkombetar Islam Petrela, ne festivalin Tirana Music Festival, ne festivalin Mozaik, ne festivalin Takimet Muzikore te dy Boteve,  , ne Garat internacional te Kosoves , etj.

 

Pianistja Silvana Skenderi ka interpretuar per here te pare per publikun Shqiptar disa autore si Poulenc, Piazzolla, Enescu. Miran Begiç, eshte nje profesor i violines dhe muzikes se dhomes ne Music Academy Cetinje. Gjate karrieres se tij ai ka luajtur me artiste te medhenj si  Viktor Uzur, Peter Langgartner, Sergey Smabatyan, Wilfried Sthrele dhe shume te tjere. Ai ka patur nje sukses te madh ne koncerte me orchestra prestigjioze ne vendet e ish-Jugosllavise dhe ne Evropë. Shoqata ARGJIRO e krijuar ne qershor te 2007-es  me ane te Festivalit Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve”   synon  ndertimin e urave te dialogut kulturor midis Shqiperise dhe Europes, ndergjegjesimin e opinionit publik per mbrojtjen dhe transmetimin e kulturave te ndryshme si pjese e trashegimise kulturore, si dhe rivitalizimi i qëndrave historike dhe promovimin e trashegimise kulturore shqiptare. Media Partner te Festivalit jane  RTSH  dhe Albanian Daily News.

Pin It