Të zbukuruar me aromë agjërimi…

Njeriu është një qënie që i kushton shumë rëndësi higjenës dhe pastërtisë trupore. Ai çdo ditë kujdeset për të larë dhëmbët. Edhe nëse nuk lahet çdo ditë, ai të paktën parfumoset dhe lyhet me erë të mirë me qëllim që njerëzit të mos largohen prej tij. Mirëpo ai  i cili agjëron gjatë gjithë ditës duke mos ngrënë dhe mos pirë, veçanërisht gjatë stinës së verës, nga goja i del një erë e keqe, prej të cilës njerëzit edhe mund të largohen. Ndoshta kjo erë e keqe e cila prodhohet gjatë agjërimit mund të jetë një shtysë që njeriu ta ndërpresë agjërimin.

Në lidhje me këtë erë të keqe, Profeti Muhamed (a.s) thotë: “Për Atë, në Duart e të Cilit është shpirti im, era e agjëruesit është më e mirë dhe më e dashur tek Allahu sesa era e miskut.” [Muslimi] Me këto fjalë, Profeti Muhamed (a.s) na tregon qartë se kjo erë e prodhuar për shkak të agjërimit ka shumë vlerë të madhe tek Allahu i Madhëruar. Me këto fjalë, Profeti Muhamed (a.s) dëshiron të na tregojë se më e rëndësishme për agjëruesin është adhurimi dhe bindja ndaj Krijuesit e se njeriu nuk duhet t’i kushtojë shumë rëndësi asaj gjëje që në pamje të parë duket e keqe, sepse realisht ajo në Ditën e Kijametit ka një erë më të mirë se era e miskut.

Pin It