Teatri i Hapur së shpejti gati për publikun

Amfiteatri në zonën e Liqenit Artificial pas lënies në harresë për më shumë se 30 vite, tashmë ka marrë identitetin e merituar dhe së shpejti do të jetë i hapur për të gjithë kryeqytetasit.

Lajmi është dhënë nga vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që ka zgjedhur të uroj mirëmëngjes përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, me këtë lajm pozitiv për të gjithë artdashësit.

“Mirëmëngjes Tirana!  Teatri i Hapur së shpejti gati”, shkruan Veliaj.

Në 2017, Bashkia e Tiranës ka miratuar fondin për ta rikthyer këtë amfiteatër, në një pol të fuqishëm artistik në këtë pjesë të preferuar të kryeqytetit. Arena e artit u rikonceptua për t’i dhënë vlerë çdo shfaqjeje që do të jepet për publikun.

ATA

 

Pin It