Tensionet me Rusinë, mobilizim historik i NATO, 300 000 trupa

timthumb

Më shumë se 300.000 trupa të NATO­s janë vënë në gatishmëri të lartë në kohën e tensioneve në rritje me Rusinë, që është mobilizimi më i madh i NATO­s që nga koha e Luftës së Ftohtë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO­s, Jens Stoltenberg tha se shpreson që në këtë mënyrë do të mundësohet përgatitja e mijëra ushtarëve për t’u përgjigjur në mënyrë më efikase në rast të një situate lufte, raporton Independent. Në tetor, NATO­ja kishte bërë të ditur se është duke mobilizimin e 4000 trupa shtesë, për t’i dërguar në shtetet baltike pranë kufirit me Rusinë.

Në një anketë që është bërë me qytetarët polakë, del se më shumë se 70 për qind e polakëve besojnë se ushtria e tyre duhet të mbështesë Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë, nëse një nga këto vende sulmohet nga Rusia. Ky solidaritet i madh u rrit, si duket, për shkak të politikës së Rusisë, pas aneksimit të Krimesë dhe konflikteve separatiste në Ukrainë, të filluara në mars 2015.

 

Pin It