Terrorizmi, Shqipëria marrëveshje me SHBA, i pari vend në Ballkan

rama-ne-shba

Komisioni parlamentar i Sigurisë ka miratuar marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkëmbimin e informacionit për terrorizmin, e para e këtij lloji për vendin tonë dhe për shumë vende të rajonit.

Marrëveshja parashikon që të jenë dy pika kontakti, Drejtoria Antiterror në Policinë e Shtetit dhe Qendra e Verifikimit të Terroristëve në SHBA, të cilat do të shkëmbejnë në kohë sa më të shpejtë informacione lidhur me individë të dyshuar që mund të jenë të përfshirë në aktivitete terroriste.

Zv/ministri i Brendshëm, Stefan Çipa tha se marrëveshja synon të rrisë efikasitetin e organeve ligjzbatuese në luftën kundër terrorizmit.

ÇipaQëllimi i kësaj marrëveshje është nxitja e shkëmbimit të informacionit kundër terrorizmit me qëllimin e vetëm rritjen e përpjekjeve efikase në luftën kundër terrozimit. Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje do të rrisë efikasitetin e agjencive legjislative për t’u mbrojtur nga aktet e terrorizmit dhe goditjen e personave të cilët ka të dhëna që janë përfshirë në këto akte.

Të dyja qeveritë në këtë aktmarrëveshje janë palë. Janë krijuar edhe pikat e kontaktit, ku për qeverinë shqiptare pikë kontakti është Drejtoria Antiterror në Policinë e Shtetit ndërsa për qeverinë amerikane është Qendra për Verifikimin e Terrorizimit.

Pin It