Tetori Gjerman 2017 hapet me koncertin “Një requiem gjerman” i Brahms

Tetorit Gjerman 2017 çel siparin e aktiviteteve  me koncertin “Një requiem gjerman”

Rekuiemi Gjerman i Brahms-it, që prej shfaqjes së parë të plotë të tij në vitin 1868 në Katedralen e Bremen-it, hyn në mënyrë të padiskutueshme tek veprat kryesore të historisë së zhanrit oratorio. Vepra mbart një rëndësi tejet të madhe jo vetëm prej strukturës së dendur muzikore të pazakontë të saj, por dhe për shkak të tekstit, në të cilin Brahms-i përmbledh vargje kryesore nga Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re, të përkthyera nga Martin Luther-i, në mënyrë të tillë që idetë qëndrore “trishtim” dhe “ngushëllim” të lidhen qartas me njëra-tjetrën.

Orkestra e Operas dhe Kori do të drejtohen nga dirigjenti gjerman Ekhart Wycik, Profesor në Shkollën e Lartë të Muzikës Weimar. Krahas sopranos shqiptare Erjona Gjyzeli, rolin e dytë solo e merr baritoni gjerman Henryk Böhm.

Koncerti “Një Requiem Gjerman” do të ngjitet në Sallën e Katedrales së Re Ortodokse, Tiranë në datën 30 shtator.

Pin It