The Guardian: Shqipëria, vend i traditës dhe kulturës

E përditshmja prestigjioze britanike “The Guardian” e rendit Shqipërinë bashkë me vende si Franca, Italia, Zvicra, Austria apo Norvegjia mes destinacioneve turistike për këtë verë për të apasionuarit pas klimës dhe peizazheve malore.

“Me disa prej peizazheve më origjinale në Europë, tradita antike baritore që kanë ndryshuar shumë pak me jetën moderne dhe një emërtim që tërheq imagjinatën, Bjeshkët e Namuna të Shqipërisë shndërrojnë pushimet në një udhëtim në kohë”, e përshkruan “The Guardian” vendin tonë.

Këto maja, që ndajnë kufijtë mes Kosovës, Shqipërisëdhe Malit të Zi, janë më të lehta për t’u eksploruar që prej vitit 2012, ku rruga, Majat e Ballkanit, u hap për të tërhequr më shumë kalimtarë.

Njohja me folklorin e maleve për të mësuar më shumë për kulturën e tyre të ruajtur mirë në fshatra të izlouar është një prej elementëve më tërheqëse, ndërsa strehimi bëhet në shtëpi të vjetra prej guri ku mund të shijoni gatime tradicionale si gjellë me fasule, byrek me spinaq, mish qengji i pjekur, çaj me rigon, qumësht deleje, kafe turke./ata/

 

Pin It