Tiparet e personalitetit të Profetit Muhammed a.s

Në psikologji më tipar të personalitetit kuptojmë ato veti të qëndrueshme të Profetit, të cilat e shpjegojnë stabilitetin emocional, qëndrueshmërinë e sjelljeve personale të temperamentit dhe të sjelljeve ndaj të tjerëve, madje edhe ndaj armiqve, të varfërve, ndaj vetes etj., të cilin e ka ndryshuar vetëm në çastet e shpalljes së asaj që i thoshte All-llahu. Në këto çaste djersitej, rrëqethej, përqendrohej dhe ishte gati i pandjeshëm për gjithçka tjetër të tij dhe të mjedisit që e rrethonte. Por, pasi e thoshte atë që në atë moment, sikur thuhet në shumë shkrime, All-llahu ia thoshte qetësohej ngadalë dhe kthehej në gjendje të stabilizuar.

Profeti Muhammed a.s. ka qenë personaliteti i pjekur dhe i integruar mirë në pikëpamje organike, shpirtërore dhe morale. Të rëndësishme dhe më të dallueshme në integritetin e personalitetit të Profetit Muhammed a.s. janë: mençuria, gatishmëria dhe trimëria për të vepruar me kujdes ndaj situatave dhe njerëzve që e kanë penguar atë në përhapjen e lirë të fesë Islame dhe në zhvillimin e mendimit Islam.

Mençuria e Profetit dallohen sidomos në angazhimin e përhershëm për ta njohur të vërtetën, për të vepruar sipas të vërtetës dhe për t’iu nënshtruar të vërtetës. Mbi themelin e së vërtetës e ka ngritur sistemin e së drejtës dhe të sjelljeve të secilit. Kur është fjala për të vërtetën dhe për të drejtën në shumë shkrime pohohet se për Profetin tonë “…ishin të barabartë si i afërmi ashtu edhe i largëti, i forti ashtu edhe i dobëti”.

Pin It