“T’padashtun”, filmi që çon Kosovën në festivalin e madh të “Karlovy Vary”

Filmi “T’padashtun” me skenar dhe regji nga Edon Rizvanolli, do të ketë premierën botërore në edicionin e 52-të të festivalit të madh të filmit “Karlovy Vary”, i cili është një ndër festivalet më të rëndësishme në industrinë e filmit artistik të metrazhit të gjatë në botë.

Ky film është në konkurrencën ‘Wast of the West’, të cilët konkurrojnë për çmimin e parë në këtë kategori si dhe për çmimin special të jurisë.

“T’padashtun” tregon për jetën e një adoleshenti, që jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën. Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe ndihem i nderuar që filmi im i parë artistik i metrazhit të gjatë “T’padashtun” do të shfaqet premirë në këtë festival. Shpresoj që ky rrugëtim të zgjatë sa më shumë, si dhe që në një të afërme jo të largët filmi të ketë mundësi të shfaqet edhe në Kosove si dhe në gjithë hapësirën shqiptare”,  shprehet regjisori Edon Rizvanolli.

“T’padashtun” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Fondi i Filmit Holandez, Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Prishtinës.

Pin It