Transparency International: Shqiptarët mendojnë se niveli i korrupsionit është i lartë

map

Perceptimi publik për nivelin e korrupsionit në Shqipëri është i lartë. Raporti global i Transparency International (TI) për perceptimin e korrupsionit e rendit Shqipërinë në vendin e 83-të mes 176 shteteve.

Në sistemin me pikë nga 0-100, ku 0 tregon venndet shumë të korruptuara dhe 100 vendet më pak të korruptuar, Shqipëria është vlerësuar me 39 pikë. Ky tregues e rendit vendin tonë mes shteteve ku perceptimi për nivelin e korrupsionit është mjaft i lartë te publiku.

Nga vendet e rajonit Kosova renditet e 95-ta me 36 pikë, Maqedonia me 37 pikë dhe Bosnja me 39 pikë. Serbia rezulton me 42 pikë, ndërsa Mali i Zi me 45 pikë.

Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria dhe Kosova kanë shënuar përmirësimin më të madh në rajon, duke u ngritur me tre pikë secila.

Në 2015-n Shqipëria renditej në vendin e 88-të në botë, kurse në vitin 2014 në vendin e 110.

Raporti i TI kryesohet nga Danimarka dhe Zelanda e Re, ku perceptimi për korrupsionin është mjaft i ulët nga publiku. Pikëzimi për këto vende është 90, që do të thotë se qytetarët mendojnë se ka shumë pak ose thuajse aspak korrupsion.

Më pas, vijnë vendet nordike dhe Zvicra ku nuk ka korrupsion. Gjermania renditet në vendin e 10-të me 81 pikë, ndërsa SHBA e 18-a me 74 pikë.

 

Pin It