Tre erëzat që përmirësojnë qarkullimin e gjakut

02

Erëzat përveç shijes së mirë që i shtojnë ushqimeve kanë edhe fuqi për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Më poshtë do të lexoni disa nga vetitë e këtyre erëzave.

Piperi i kuq

Është një erëz që siguron qarkullim të mjaftueshëm të gjakut dhe mban zemrën të shëndetshme. Heqja e pllakëzës bakteriale nga arteriet, heqja e toksinave nga trupi dhe zhvillimi i qelizave të gjakut janë disa nga përfitimet kryesore të kësaj erëze. Ajo ndihmon me zbërthimin e ushqimit dhe tretjen.

Hudhra

Mendohet që egjiptianët kishin qindra mënyra të përdorimit të hudhrës nga ana mjekësore. Kjo erëz mban nën kontroll kolesterolin e keq, si dhe parandalon infeksione të ndryshme. Studime të ndryshme kanë treguar se hudhra parandalon edhe grumbullimin e trombociteve.

Kakao

Ekstraktet e kakaos janë shumë të mira në përmirësimin e niveleve të tensionit të gjakut në trup. Kakaoja është një burim i mirë i magnezit, i cili zvogëlon efektet e stresit në trup.Ajo është e pasur gjithashtu me antioksidues që eliminojnë radikalet e lira. Kakao ofron mbrojtje edhe nga sëmundje të ndryshme kardiovaskulare.

Pin It