Trupa e teatrit të Gjirokastrës vjen në Tiranë me dramën “Hënat e fundme”

Teatri i Gjirokastrës vjen me dramën “Hënat e fundme” të  autorit të njohur Furio Bordon, në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli.

Vepra e autorit Furio Bordon me regji nga Vasil Çuklla pas mbrëmjes së mërkurës dhe të enjtes vijon dhe sonte në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”në orën 19:00 me shfaqjen e fundit për publikun.

Rolet në vepër luhen nga aktorët e teatrit “Zihni Sako” të Gjirokastrës. Babai vjen interpretuar nga Viktor Çaro, nëna nga Seliana Dalipaj dhe djali nga Akeksandër Kondi. Skenografia dhe kostumografia janë realizuar nga Gazmend Koçollari dhe kostumet nga Leonidha Jorgji.

Drama ”Hënat e fundme” ka në qendër aktualitetin, ku ndërthuren shumë bukur ndjenjat e brezit të ri me brezin e vjetër. Është një vepër familjare e shkruar nga një prej autorëve më të njohur Furio Bordon, që është sot i përkthyer mbi 30 gjuhë në botë.

Në qendër të dramës është një burrë në moshë që i ka vdekur gruaja dhe jeton me djalin e tij, por që janë ngushtë në familje. Në gjendjen që është kjo familje, babai detyrohet që të shkojë në azil. Nuk është se ai e dëshiron, as djali i tij që aq sa e do aq dhe nuk e pranon, ky është ngërçi në vepër. Është një trajtim shumë i bukur i pjesës,  probleme që duket sikur është dhe një pjesëz në Shqipëri.

Mesazhi i shfaqjes kur babai flet nga shtëpia e pleqve dhe pret që familja, djali i tij ta marrë ta kthejë në shtëpi është shumë emocional. Ky mesazh do të trasmetohet dhe te publiku sonte si pjesë e qytetarisë, familjes dhe shoqërisë./ATA/

Pin It