Uji i vluar dy herë rrezikon shëndetin tuaj

Uji është element jetik dhe i pazëvendësueshëm për secilin prej nesh. Megjithatë, jo të gjithë e kane mundësinë ta konsumojnë atë të pastër, ashtu siç rrjedh nga burimi. Një nga mënyrat më praktike për sterilizimin e tij është vlimi. Shumica e njerëzve ujin e vluar, i cili mbetet i pashpenzuar në enë, e vlojnë sërish më vonë sipas nevojës, mirëpo uji i tillë është shumë i dëmshëm për shëndetin, sepse në momentin e vlimit përsëdyti uji çliron arsen, nitrate dhe fluor.

Uji i vluar përsëdyti mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm, sepse përbërja e ujit ndryshon kur ai  vlon. Avulli i cili krijohet me momentin e vlimit përbëhet nga bashkimet jo të qëndrueshme të cilat shndërrohen në gazra dhe avullohen.

Tepricën e ujit pas vlimit duhet derdhur. Kur vlohet, uji humb materiet e dëmshme, mirëpo nëse vlohet përsëdyti, atëherë gjithë ajo që ka mbetur në të do të zhduket.

Nëse ujin e lini gjatë që të vlohet apo sërish e vloni, përbërësit e tij kimikë ndryshojnë, ndërkaq mineralet e shëndetshme bëhen të dëmshme.

 

Pin It