Urdhri që do ndalojë përdorimin e qeseve plastike

Ditën e djeshme filloi trajnimi i inspektorëve të mjedisit për inspektimin online. Sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, me sistemin e ri nuk do ketë më inspektim jo elektronik. Pra, në vazhdim gjithçka do të jetë në sistem, transparente dhe e standartizuar.

Thënë ndryshe, do të ketë zero mundësi për të ndryshuar më pas konstatimin e një shkeljeje nga ana e inspektorëve. Në trajnimin e zhvilluar morën pjesë edhe ministri i Mjedisit dhe Turizmi, Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Plarent Ndreca, i cili mban njëkohësisht edhe rolin e Kryeinspektorit të Mjedisit si dhe i Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari.

Menjëherë pas trajnimit ditën e djeshme, në cilësinë e kryeinspektorit, Plarent Ndreca ka firmosur një urdhër për të kontrolluar dhe ndaluar hedhjen në treg të qeseve plastike nën 30 mikron. Me anë të këtij urdhri, MMT pretendon se do të ndalojë njëherë e mirë qarkullimin e këtyre qeseve të rrezikshme dhe jashtë çdo standarti në treg./ Shqiptarja/

Pin It