Urtësitë e historive të profetëve në Kuranin Fisnik

Në Kuranin Fisnik gjenden shumë histori të rrëfyera rreth profetëve, duke filluar që nga Ademi i nderuar (alejhis’selam), e deri te Mesihu i nderuar (alejhis’selam). Në mes të këtyre historive vendin më të madh e zënë ato që flasin rreth Musait të nderuar (a.s.).

Neve të gjitha këto histori na tregohen neve përmes Profetit tonë të Dashur (pqmT). Dhe, pothuajse në të gjitha këto histori rreth profetëve tregohet përplasja mes besimit dhe mohimit, që ka filluar që me Ademin e nderuar (alejhis’selam) e deri në ditën e kiametit. Sepse kjo përplasje mes besimit dhe mosbesimit nuk ka reshtur së ekzistuari asnjëherë përgjatë historisë dhe ka për të vijuar e këtillë deri në ditën e fundit.

Veç kësaj, në Kuran, kur tregohen historitë e profetëve theksi vihet te cilësia e përsëritjes që ka vetë historia njerëzore e mandej sikur të dojë që t’i japë mësim Profetit tonë (pqmT), i thuhet: “O Muhamed, përballja mes besimin dhe mohimit, ose e thënë ndryshe, lufta mes mosbesimtarëve dhe profetit të tyre nuk nisi me ty. Kjo është një situatë që vijon e këtillë që kaherë. “Andaj Ti largohu prej feve të kota e kalimtare dhe ktheje fytyrën e shpirtin tënd kah feja e vërtetë. Me një fjalë vepro sipas natyrës në të cilën je krijuar. Askush nuk ka forcë që ta ndryshojë natyrës e krijimit të Allahut. Ja, kjo është feja e vërtetë. Mirëpo shumica e njerëzve nuk e dinë, nuk e kuptojnë.” (Pra, kjo është një rrugë që nuk ndryshon, se në ligjësitë e mia nuk ndodh kurrfarë ndryshimi dhe kështu ka për të qenë gjer në herë të herëve.) [Surja Rum, 30:30]

Së dyti Allahu flet rreth këtyre historive për ta qetësuar dhe për t’i dhënë kurajo dhe mbështetje të Dërguarit të Tij përballë fjalëve të rënda dhe përbaltjeve që i janë bërë nga njerëzit. Në një ajet kuranor thuhet kështu: “O besimtarë! Mos u bëni si ata që i shkaktuan vuajtje Musait (a.s.). Ata ç’nuk thanë, por Allahu e pastroi atë prej gjithë ç’kishin thënë ata, duke ua treguar të gjithëve se sa i pastër ishte [ai]. Ai ishte një njeri i nderuar përpara Allahut.”[Surja Ahzab, 33:69] Ky ajet tregon se, një ditë, besimtarët do t’i shkaktonin vuajtje të Dërguarit të Allahut (s.a.s), njësoj siç patën bërë dikur bashkëkohësit e Musait (a.s.).

Njëherë tjetër, dikush që nuk ishte i kënaqur me ndarjen që kishte bërë Profeti ynë (pqmT), i qe drejtuar me fjalët: “Kjo ndarje nuk ishte e drejtë. Ji pak i drejtë!”, duke e fyer rëndë. I Dërguari i Allahut (pqmT), i cili u ndie shumë i ofenduar nga fjalët e këtij beduini, iu përgjigj: “Kush do të jetë i drejtë po nuk qeshë as unë?”[Buhari, menakib 25; edeb 95, istitabetu’l-murted’din 4; Muslim, zekat 148]

Prijësi i profetëve (pqmT), teksa tregon vuajtjet që pati përjetuar Musai i nderuar (alejhis’selam), thotë këto fjalë: “Mëshira e Zotit qoftë mbi Musain e nderuar! Ai u përball me vuajtje shumë më të mëdha, por tregoi durim.”[Buhari, farz’ul-humus 19; ehadisu’l-enbija 28;megazi 56; edeb 53; isti’zan 47; daauat 19; Muslim, zekat 140.]

Dhe me ajetin e mësipërm [Surja Ahzab, 33:69], Allahu (xhel’le xhelaluhu) edhe flet për vuajtjet dhe torturat që i janë kryer Musait të nderuar (alejhis’selam), por edhe i thotë Profetit tonë se “nuk është vetëm Ai që po i shkaktohen vuajtje.”

Si përfundim, historitë e rrëfyera në Kuran nuk se duan të rrëfejnë thjesht nga një histori të së shkuarës. Ato bartin domethënie për çdo epokë të histories. Ajo që na takon neve të bëjmë është që të përpiqemi ta kuptojmë këtë domethënie, duke u prirur nga e drejta. Vetëm nëse veprojmë kështu do të mund të qëndrojmë në rrugën e drejtë të së vërtetës…

Pin It