Usain Bolt legjendë, 3 medalje ari në 3 edicione radhazi të lojërave olimpike

bolt5

Usain Bolt ka fituar medaljen e artë në 100 metra në Olimpiadën e “Rio 2016”. Fenomeni xhamajkian shkruan kështu historinë, duke u bërë atleti i parë që fiton një medalje ari në tre edicione radhazi të Lojërave Olimpike (pas vitit 2008 dhe 2012).

Një paraqitje e mirë e Bolt, i cili ka vrapuar në 9.81. Asgjë për të bërë për rivalin e tij, Justin Gatlin: amerikani duhet të kënaqet me medaljen e argjendtë. Medalje bronzi ndërkohë për kanadezin De Grasse.

Sa i takon Bolt, këtë herë nuk kishte asgjë jo-njerëzore dhe mbi natyrore. Për një moment, gara e 100 metrave nisi mirë, thuajse e sigurt, me një kohë “njerëzore”. Por stadiumi i atletikës në Rio, ishte elektrizuar nga rekordi i disa minutave më parë të Ëayde Van Niekerk, i cili në garën e 400 metrave kishte bërë një paraqitje të shkëlqyer, duke rrezikuar të nxirrte në plan të dytë ikonën e 100 metrave në botë. Por ky i fundit triumfoi, pa fluturuar si në të shkuarën, ndonëse bëri një nisje vërtet të ngadaltë.

“Kam bërë gjithçka që duhej të bëja. Ishte shumë e bukur. Por këto do të jenë Lojërat Olimpike të fundit ku do të marr pjesë. Nuk e di nëse do të tërhiqem menjëherë, por sigurisht nuk do të jem në “Tokio 2020”.

 

Pin It