Uta Ibrahimi, alpinistja e parë shqiptare që arrin Everestin

Uta Ibrahimi është alpinistja e parë shqiptare që është ngjitur në malin më të lartë në botë “Everest”.

Alpinistja Uta Ibrahimi, ka ditë që është nisur për në Himalaja. Qëllimi i ekspeditës ishte ngjitja e disa majave si dhe majës më të lartë të rruzullit tokë, Maja Everest, 8848 metra lartësi mbidetare.

“Në të gdhirë të 22 majit 2017 në orën 05:05 ajo ngjiti Everestin. Uta nuk u tërhoq nga moti keq, duke nderuar kombin shqiptar”, shkruan alpinisti Xhim Begeja në rrjetin social facebook.

Uta Ibrahimi është gruaja e parë shqiptare që ka arritur këtë maje dhe kështu do të mbetet përgjithmonë në histori. Nazmi Hasanramaj e Arineta Mula janë dy alpinistët e tjerë të cilët synojnë të arrijnë majën më të lartë të Everestit.

Pin It