Veprat e mira nuk kanë limite

Vepra e mirë është një urë me anë të së cilës njeriu fiton kënaqësinë e Allahut dhe shpërblimet e tij. Besimi dhe vepra e mirë janë dy elemente të cilët nuk ndahen dhe ushqehen prej njëri-tjetrit në mënyrë reciproke. Vepra e mirë nuk është vetëm të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh, të shkosh në haxh e të therësh kurban. I dërguari i Allahut bashkë me shokët e tij, veprën e mirë e përkufizojnë në mënyrën më të gjerë, duke treguar se vepra e mirë është: të duash për hir te Allahut, të lexosh Kur’anin duke medituar mbi të, të jesh fjalë drejtë, t’i dalësh për zot amanetit, të falësh atë që të ka bërë padrejtësi, të japësh prej mirësive që Allahu të ka dhënë e t’i ndihmosh nevojtarët, të sillesh mirë me familjen e të afërmit, të largosh nga rruga  një pengese që mund të dëmtojë të tjerët, apo qoftë edhe të dhurosh një buzëqeshje, me të vetmin qëllim, fitimin e kënaqësisë së Zotit…

Pin It