Vlera e Diturisë në Islam

Disa nga ajetet në lidhje me vlerat e dijes:

شَهِدَ اللَّـهُ أَنَّهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ وَالْمَلَائِكَةُ وَأُولُو الْعِلْمِ قَائِمًا بِالْقِسْطِ ۚ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ

“Perëndia dëshmon se Ai është vetëm një, – por edhe engjëjt, e të diturit (e dëshmojnë këtë), duke qenë të qëndrueshëm në të vërtetën. S’ka zot tjetër përveç Tij. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” [Surja Ali Imran, 3/18]

وَتِلْكَ الْأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ ۖ وَمَا يَعْقِلُهَا إِلَّا الْعَالِمُونَ

“Dhe, këta shembuj Ne u paraqesim njerëzve, por këta nuk i kupton kush, pos dijetarëve.” [Surja Ankebut, 29/43]

إِنَّمَا يَخْشَى اللَّـهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ

“Me të vërtetë, Perëndisë i druajnë vetëm të dijshmit prej robërve të Tij.” [Surja Fatir, 35/28]

قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَالَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ

“Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” [Surja Zumer, 39/9]

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قِيلَ لَكُمْ تَفَسَّحُوا فِي الْمَجَالِسِ فَافْسَحُوا يَفْسَحِ اللَّـهُ لَكُمْ ۖ وَإِذَا قِيلَ انشُزُوا فَانشُزُوا يَرْفَعِ اللَّـهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ ۚ وَاللَّـهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ

“O besimtarë! Kur ju thuhet: “Bëni vend të tjerëve në ndejat tuaja!” – ju bëni vend, e madje Perëndia ju zgjëron juve. E kur ju thuhet: “Ngrituni ju”, – ju ngituni, e Perëndia do t’i lartësojë besimtarët që janë prej jush, e veçanërisht dijetarët do t’i ngrisë në shkallë të lartë. E, Perëndia di çdo gjë që punoni.” [Surja Muxhadele, 58/11]

Në lidhje me temën mund të japim dhe këto hadithe si shembuj:

مَنْ يُرِدِ اللَّهُ بِهِ خَيْرًا يُفَقِّه فِي الدِّينِ

“Për kë dëshiron Allahu mirësi i jep atij personi një kuptimim të thellë në fe.” [Buhari, Ilim 10; Muslim, Imaret, 175; Tirmidhi, Ilim 4; Ibn-I Maxhe, mukadime 17]

العلماء ورثة الأنبياء

“Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve” [Buhari, Ilim 10]

الناس معادن كمعادن الذهب والفضة، خيارهم في الجاهلية خيارهم في الإسلام إذا فقِهوا

“Njerëzit janë si një material, si materiali i arit dhe argjendit. Ata të cilët janë të thelluar në fe janë të dobishëm edhe në kohën e injorancës dhe në kohën e Islamit.” [Buhari, menakib 1; Muslim, birr 160]

وَفَضْلُ الْعَالِمِ عَلَى الْعَابِدِ كَفَضْلِي عَلَى أدنى رجل من أصحابى

“Vlera e njeriut të ditur mbi njeriun që bën adhurim pa e ditur, është si diferenca e vlerës Time me njërin prej sahabëve më të ulët.” [Tirmidhi, Ilim 19]

Hz. Aliu (r.a) i thotë nxënësit të tij Kumejles: O Kumejle! Dituria është më e dobishme se pasuria, sepse dituria të mbron kurse pasurinë ti e ruan. Dituria është zotëruese kurse pasuria është e zotëruar. Harxhimi i pasurisë e pakëson atë kurse dituria shtohet.

Fetih el- Musuli “ A nuk vdes një i sëmurë nëqoftëse nuk i jepet për të ngrënë për të pirë dhe nuk kurohet? Pikërisht kështu është dhe zemra; nëqoftëse i pengohet urtësia dhe dituria për tri ditë vdes.” Zemra e një pesoni pa dituri është e sëmurë dhe e vdekur, mbi të gjitha nëse është e dhënë pas kësaj bote dhe merret gjithnjë me të i humbet të gjitha ndjeshmëritë.

Hasan el-Basri  ka thënë: “ Boja e cila del prej pendës së dijetarit peshohet me gjakun e dëshmorit, por boja e pendës së dijetarit vjen më rëndë se gjaku i dëshmorit.” Gjithashtu ka thënë:

رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ

“Zoti ynë, epna të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër! Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!” [Surja Bekara, 2/201] thotë që: të mira në këtë jetë janë; `dituria dhe adhurimet` kurse të mirat në botën tjetër është; `Xhenneti`

“Ashtu siç tregohet në historinë e Hz. Lukmanit (a.s) që Ai i drejtohet të birit në këtë mënyrë; Biri im! Qëndro gjithmonë me dijetarët, mos u ndaj kurrë prej tyre, sepse ashtu siç Allahu e ringjall tokën me begatinë e shiut që vjen nga qielli ashtu i ringjall dhe zemrat me dritën e urtësisë.”

Disa persona të urtë thonë: “ Kur një njeri i ditur vdes, qajnë të gjithë peshqit që janë në det dhe zogjtë që fluturojnë në qiell. Ndoshta fytyra e tij do të zhduket, por dhikri dhe kujtimi i tij nuk do të harrohet kurrë.”

Burimi: urtesi.al

Pin It