Vlerat ushqyese të spinaqit. Të mos mungojë kurrsesi në tavolinat tuaja

Spinaqi ka nivel të lartë kaliumi dhe hekuri, duke u renditur një ushqim i shkëlqyer për trurin. Spinaqi është i mbushur me antioksidantë, dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimi. Ai përmban gjithashtu folate, magnez dhe vitamina E dhe K që ndihmojnë në parandalimin e dementia-s (harresës). Për të menduar më qartë dhe për të reaguar më shpejt, konsumoni më shumë spinaq.

Spinaqi njihet për vlerat e tij ushqyese, rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut Spinaqi është i disponueshëm gjatë të gjithë vitit, por sezoni i tyre fillon në fund të muajit gusht dhe vazhdon deri në muajin prill.

Për vetë kërkesën e madhe të tregut gjatë gjithë periudhave të vitit, spinaqi ka filluar të kultivohet edhe në mjediset e mbrojtura. Ai njihet për vlerat e tij ushqyese dhe është parë gjithnjë si një bimë me aftësi të jashtëzakonshme për të të kthyer energjinë, që rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut.

Por, ka disa arsye pse spinaqi arrin të prodhojë rezultate të tilla.

E para është se është i pasur me hekur, i cili luan një rol kryesor në funksionimin e qelizave të kuqe të gjakut, që ndihmojnë në transportin e oksigjenit në trup, në prodhimin e energjisë dhe në sintezën e ADN-së. Spinaqi është gjithashtu një burim i shkëlqyer me vitaminë K, vitaminë A, vitaminë C dhe acid folik, përveçse është një burim shumë i mirë me manganez, magnezium, hekur dhe vitaminë B2. Vitamina K është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe është e vështirë për të gjetur zarzavate me vitaminë K, përveç spinaqit. Një porcion me 100 gram spinaq ka 23 kalori, 3 gr proteina, 0 gr yndyrna, 4 gr karbohidrate dhe 2 gr fibër.

Ngjyra e errët jeshile e gjetheve të spinaqit tregon se ato përmbajnë nivele të larta të klorofilit dhe karatenoidet që promovojnë shëndetin e mirë (beta karoten, lutein dhe zeaxanthin). Këto fito kimikate kanë aftësi anti inflamatore dhe anti-kancerogjene dhe janë veçanërisht të rëndësishme për një shikim të mirë, duke ndihmuar në parandalimin e degjenerimit të muskulit të kataraktit.

Spinaqi përmban një sasi të madhe oksalati. Njerëzit që kanë probleme me oksalatin dhe kanë gurë në veshka duhet ta evitojnë konsumin e spinaqit. Një dietë me nivele të ulëta të oksalatit përmban më pak se 50 miligram okslat në ditë dhe spinaqi ka më shumë se 50 miligram dhe duhet të evitohet. Spinaqi gjithashtu përmban nivele të larta të acidit oksalik, i cili nëse përdoret me tepri mund të bllokojë përthithjen e përbërëse të tjerë të rëndësishëm si kalciumi. Spinaqi i gatuar lehtë mendohet se ul përmbajtjen e acidit oksalik.

 

Pin It