Vlerësimi nga R. Bosworth-Smith për Profetin Muhamed

Sipas Kur’anit, Profeti Muhamed ishte shembulli më i shkëlqyer për të gjithë njerëzimin. Madje edhe historianë jomuslimanë e konsiderojnë atë si një nga personalitetet më të suksesshmëm në histori. Lexoni çfarë shkruajti R. Bosworth-Smith në “Mohammed & Mohammedanism” në vitin 1946: “Kryetar i shtetit, po ashtu edhe i Kishës, ai ishte Çezar dhe Papë në të njëjtën kohë; por, ai ishte një papë pa pretendimet e një pape, dhe Çezar pa legjionet e Caesar-it, pa një ushtri të përhershme, pa një truprojë, pa një pallat, pa të ardhura fikse. Nëse një njeri do të kishte të drejtën të thoshte se ka drejtuar nga një e Drejtë Hyjnore, ky do të ishte Muhamedi, pasi ai e kishte të gjithë fuqinë pa instrumenta dhe pa mbështetjen e tyre. Ai nuk ishte i interesuar të vishej me pushtet. Thjeshtësia e jetës së tij private ishte në përputhje me jetën e tij publike.”

Pin It