”Warnes Bross World” parku magjik në Abu Dhabi, aty ku dita nuk mbaron kurrë

 

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hapur për herë të parë dyert e parkut më të ri të ndërtuar në Abu Dhabi dhe të quajtur ”Warnes Bross World”.

Atraksioni më i ri është një nga parqet më të mëdha në botë, i ndërtuar në një hapësirë të mbyllur dhe përbëhet nga gjashtë zona për t’u eksploruar.

Emrat e këtyre zonave janë frymëzuar nga karakteret klasike të “Looney Toons”, si DC’s Gotham CIty, Fantazma e Batmanit, Cartoon Junction, etj.

Parku zë një hapësirë prej 503 kilometrash katrorë dhe ofron një guidë të jashtëzakonshme, ndërsa në ditët e para të përurimit, ka tërhequr një numër rekord vizitorësh.

Çdo gjë në këtë park është brenda, ndaj temperaturat e shkretëtirës arabe nuk mund të ndikojnë te vizitorët. Hapësira brenda parkut është projektuar si të ishte gjithmonë mesditë, duke bërë që vizitorët e shumtë të humbin sensin e kohës./ATA/

Pin It