“Xhenneti ndodhet nën këmbët e nënave!”

Islami i jep nënës një vend dhe vlerë të tillë që përpjekja për t’i dhënë asaj vend tjetër dhe vlera të tjera për­tej kësaj, është ta vulgarizosh atë, është njësoj sikur t’i heqësh nga koka kurorën me margaritarë për t’i vënë një kësulë të “sto­lisur” me copëra qelqi! Sepse nëna është dora e shenjtë që e gatuan një komb si dhe ngritësja e folesë familjare që përbën qe­lizën e pa­rë të shoqërisë, ngritësja e një foleje ku reflektohen gëzimet dhe lumturia e fëmijëve që cicërojnë si zogjtë…

Nëna është elementi më i rëndësishëm i familjes që për­gatit një komb. Në shikimin e islamit ajo është aq e shenjtë, saqë i Dërguari i Allahut (s.a.s.) ka thënë: “Xhenneti ndodhet nën këmbët e nënave!” [Nesai, Ibni Ma­xhe]

Pin It