Xhumaja, një orë në të cilën lutja është e pranuar

Buhariu dhe Muslimi transmetojne në të dy Sahihet e tyre nga Ebu Hurejre r.a.se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) po fliste për ditën e Premte, e me pas tha:”Ditën e Premte ka një ore,e cila nëse e gjen një musliman duke falur namaz e duke i kerkuar Allahut dicka, Allahu do t`ia dhuroje atij atë që kërkon.”

Pastaj i Derguari i Allahut (alejhi selam) bëri një shenjë me doren e tij për të treguar se kjo ore eshte një pjesë e shkurtër kohe. (Buhari dhe Muslimi)

Dijetarët e sahabëve, tabi`inet dhe dijetarë të tjerë që kanë jetuar pas tyre kanë dhenë mendime të ndryshme në lidhje me ketë orë. Në rradhë të parë ,ata kanë shfaqur mendime të ndryshme, se a eshte e vlefshme edhe për ditet tona apo vlera e saj eshte shfuqizuar? Se dyti, ata që mendojne se vlera e saj nuk është hequr kanë dhënë mendime të ndryshme, në  lidhje me percaktimin e kohës së kësaj ore gjatë ditës së Premte.

Hafidh Ibn Haxheri ka paraqitur më shumë se tridhjete mendime së bashku me argumetet e tyre, në lidhje me  percaktimin e kohës së kësaj ore.

Mendimet më të favorizuar në këtë çështje janë vetëm dy prej tyre. Këto dy mendime janë të përfshira në hadithe të pranuara. Mendimi i parë është se kjo orë fillon me uljen e imamit në hutbe dhe vazhdon deri kur mbaron namazi.

Muslimi transmeton në Sahiun e tij, se Abdullah ibn Omeri i është drejtuar Ebu Burde ibn Ebi Musa Eshariut me këto fjalë:”A e ke degjuar babain tënd të tregoj diçka nga i Dërguari i Allahut a.s. në lidhje me oren e dites se Premte?”Ebi Burdeh i eshte përgjigjur:”Po, në e kam dëgjuar babain tim të thoshte, se e kam degjuar te Dërguarin e Allahut a.s.duke thënë:”Ajo ndodhet midis uljes se imamit dhe mbarimit të namazit.”Sahih Muslim

Imam Neueuiu ështe një ndër ata që kanë zgjedhur këtë mendim. Ai shprehet se ky është mendimi më i sakte dhe më i qelluar. Mirëpo Sujuti është i mendimit se ajo orë gjendet gjatë kohes se namazit. Me këtë ai bën një përcaktim më të ngushtë se ai i mendimit të parë.

Mendimi i dyte eshtë se kjo orë gjendet në pjesën e fundi të kohes së ikindisë.

Disa nga autoret e librave të sunetit transmetojne nga Xhabir ibn Abdullahi, se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thene:”Dita e Premte është dymbëdhjetë orë. Allahu ia plotëson lutjet ådo muslimani që kërkon diçka në të. Atë kërkojeni në oren e fundit të ikindisë.”Sunen Ebu Daudi

Ibn Kajim është një ndër ata që kanë zgjedhur këte mendim. Gjithashtu, ky është mendimi i shumicës së të parëve tanë dhe shumica e haditheve të transmetuara e argumenton këtë mendim.

Disa dijetarë kanë thënë se kjo orë nuk është bërë e njohur, me qëllim që njërëzit të perpiqen më shume në lutje dhe adhurim duke shpresuar gjetjen e kësaj ore.

Pin It