Zbulo një foto, ndërto historinë!

big_zbulo_nj%c2%bd_foto_nd%c2%bdrto_historin%c2%bd

Në kuadër të festave të Nëntorit, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” organizon workshop-in “Zbulo një foto, ndërto historinë” ku përmes fotografive të arkivit të Marubit, që trajtojnë ngjarjet e atyre viteve, do të analizohet imazhi fotografik, duke zbuluar detaje e duke u informuar mbi kontekstin historik dhe social kur është bërë fotografia për të stimuluar kështu kuriozitetin dhe fantazinë lidhur me imazhet.

Ky workshop propozohet për nxënësit e ciklit nëntëvjeçar (mosha 11-15 vjeç). Fëmijët pjesëmarrës do të organizohen në grupe ku në bazë të pyetjeve të dhëna, do të ndërtohet një histori mbi fotografitë e përzgjedhura gjë që synon të nxisë në to aspektin krijues në studimin më të detajshëm të imazheve.

Gjatë aktivitetit, fëmijët do të asistohen nga stafi i muzeut dhe edukatorë.

 

Të gjitha aktivitetet edukative zhvillohen në kuadër të “Marubi Education”, program projektesh edukative i hartuar nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”. Aktiviteti do të organizohet më 24 nëntor 2016, ora 16:00, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.

Pin It