Zejnullah Halili shkrimtari i 26 veprave për fëmijë dhe të rritur

00_12_14265935411436530952

Zejnullah Halili lindi më 5 nëntor 1945 në fshatin Kokaj të Gjilanit në Kosovë dhe vdiq në Prishtinë më 24 shkurt të vitit 2004, ishte shkrimtar shqiptar. Rrjedh nga një familje e varfër nga fshati Kokaj në Malet e Karadakut. Shkollën fillore e kreu në fshatrat fqinj Llocë e Pogragjë, shkollën e mesme normale në Gjilan, ndërsa studimet për letërsinë shqipe në Prishtinë. Që në shkollën e mesme u dallua me krijimet e tij letrare. Punoi si mësues në shumë shkolla të fshatrave të Gjilanit, ndërsa më vonë u punësua në Radio Prishtinë, ku udhëhoqi emisionet për fëmijë, e më vonë redaktoi revistën letrare për fëmijë “Pionieri” dhe “GEP”. Pos shkrimeve për fëmijë, ai ka publikuar vepra edhe për të rritur. Në manifestimin, tashmë tradicional “Karvani i poetëve për fëmijë” ishte njeri ndër anëtarët më aktiv dhe më i dashur për fëmijë.

Zejnullah Halili me krijimtari letrare nisi herët të bëjë emër, duke filluar që në bankat e shkollës fillore, për të përvijuar edhe gjatë kohës sa punoi si mësues në fshat dhe qytetin e Gjilanit. Fillimisht për disa vjet punoi si gazetar, redaktor, udhëheqës i emisioneve për fëmije të RTV Prishtinës, sikur edhe në redaksinë e botimeve të revistave të /Rilindjes/, kryeredaktor i GEP-it, Pionierit, etj., duke lënë pas vetes një opus letrar të pasuruar prej 26 veprave të ndryshme letrare për fëmijë dhe të rritur. Zejnullah Halili është përfaqësuar në shumë publikime dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë.

Pin It