Zgjedhjet 2017, sot heshtje zgjedhore, Shqipëria nesër voton

Në Shqipëri sot është heshtje zgjedhore, ndërkohë të dielën rreth 3.5 milionë shqiptarë janë thirrur për të zgjedhur Parlamentin e ri dhe përbërjen e Qeverisë së re. Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim garojnë për forcë të parë. Ndërkohë gjithsej janë 18 subjekte zgjedhore.

Vetëm administruesit e procesit të certifikuar nga KQZ janë në detyrë në ditën e heshtjes zgjedhore për të bërë shpërndarjen e materialeve dhe fletëve të votimit në qendrat e votimit.

Procesi do të vëzhgohet nga mbi 5 mijë vëzhgues, përfshirë edhe vëzhguesit afatshkurtër të misioneve diplomatike në vend. Ndërkohë sa i takon numrit të zgjedhësve, Ministria e Brendshme publikoi disa ditë më parë numrin e votuesve të regjistruar, për Parlamentaret e 2017-s.

Nga 3.451.896 persona 136.239 do të votojnë për herë të parë. Ndër ta, 51 për qind janë meshkuj ndërsa 49 për qind janë femra. Për herë të parë në vendin tonë 1367 persona të dënuar nuk do të kenë të drejtën e votës, si pasojë e ligjit të dekriminalizimit.

Të dielën në qendrën e votimit, çdo qytetar me të drejtë vote, do të gjejë të listuar në fletën e votimit 18 parti politike, të cilat kanë paraqitur dhe kandidaturat e tyre për parlamentin e ardhshëm. Në total, në garën e së dielës, do të garojnë 2666 kandidatë.

Subjektet zgjedhore në garë të renditura sipas rendit në fletën e votimit janë: 

Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI Partia Socialiste, PS Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, PKDSH  Sfida për Shqipërinë,  SFIDA Partia Republikane Shqiptare, PR Partia Demokratike,  PD  Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar, PBDKSH  Partia Aleanca Demokristiane, PAD   Partia Social Demokrate, PSD   Aleanca Demokratike, AD  Fryma e Re Demokratike, FRD Partia Demokracia Sociale, PDS  Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU   Aleanca Arbnore Kombëtare, AAK  Minoriteti Etnik Grek për të Ardhen, MEGA Partia Komuniste e Shqipërisë, PKSH  Aleanca Popullore për Drejtësi, APD Lista e Barabartë, LIBRA .

Pin It