Zhvillohet Konferenca e III Studentore në Shkenca Islame

Klubi i Mendimit, Kulturës dhe Artit Islam në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Islame, Bedër zhvilluan Konferencën e III Studentore në Shkenca Islame të titulluar: “Kontributi i Prijësve Myslimanë në Historinë e Kryeqytetit”.

Pas fjalëve përshëndetëse të Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, konferenca vijoi më tej me referime të ndryshme.

I ftuar në këtë konferencë ishte zv/myftiu i Tiranës, Imam Bilal Teqja, i cili foli rreth vlerës dhe rëndësisë së studimit të jetës së dijetarëve myslimanë shqiptarë. Ai gjithashtu nuk la pa përmendur edhe sfidat që hasen çdo ditë në zbatimin e këtij misioni profetik, duke vlerësuar rolin që luan edhe Universiteti Bedër dhe Departamenti i Shkencave Islame në përçimin e vlerave universale, jo vetëm studentëve të tyre, por edhe mbarë shoqërisë.

Më pas u mbajt edhe paneli i përgatitur nga studentët e Departamentit të Shkencave Islame, ku referuan studentë të këtij departamenti.

  1. “Jeta dhe vepra e H. Ibrahim Dalliut” – Ardita Kryeziu
  2. “Jeta dhe vepra e Zyber Hallullit & Ali Derhemit” – Kushtrim Reshiti
  3. “Jeta dhe vepra e H. Mahmud Dashit” – Sonila Habili
  4. “Jeta dhe vepra e Ismail ef. Ndroqit” – Abdullah Bulku

 

Pin It