10 këshilla për të përdorur djathin në gatime

Djathi është ndër ushqimet që konsumojmë më shpesh më vete dhe në gatime të ndryshme. Më poshtë po japim disa këshilla që duhen patur parasysh kur gatuajmë djath.

  1. Përdorni majonezë, jo gjalpë kur të bëni djathë të skuqur. Majoneza shpërndahet njësoj, ka një pikë shkrirjeje më të lartë dhe lëshon më shumë aromë se gjalpi.
  2. Ruajini mbetjet apo “koret” e kaçkavallit për supa dhe lëngje supash. Herës tjetër kur të përfundoni një copë kaçkavall, ruajini shtresat e djathit për kur të keni nevojë për supa të këndshme dhe me aromë të mirë.
  3. Copëtojeni djathin para se ta shkrini. Lloje të ndryshëm të djathrave shkrijnë në temperaturë të ndryshme, por të gjithë djathrat duhet të copëtohen para se të shkrihen. Kjo e lejon nxehtësinë të depërtojë dhe në copat më të mëdha, çka do të thotë shkrirje më të shpejtë dhe më pak kokrriza.
  4. Mos e mbështillni djathin me qese plastike. Mbështilleni në letrën e posaçme për djathë dhe nëse nuk gjeni, kërkoni për letër të parafinuar. Kjo e fundit e lejon djathin të ajroset më mirë se në qeset plastike dhe e mban të freskët më gjatë.
  5. Mund të përdorni kaçkavall në vend të bukës së grirë. Ky lloj djathi është një alternativë shumë e mirë kur nuk keni bukë të thërrmuar në rast se doni të piqni perime dhe mish.
  6. Djathi i shkërmoqur është fantastik dhe për pjatat e ftohta. Ju mund të hidhni thërrime djathi jo vetëm tek makaronat. Bëjeni sallatën më pak “të mërzitshme” me disa copa djathi të shkërmoqur.
  7. Lyejeni grirësen e djathit me pak vaj. Do ta bëjë grirjen më të thjeshtë dhe më të sigurtë.
  8. Jo gjithmonë myku është i keq. Në shumë djathra, myku është aty që në krijim. Gjithsesi nëse keni ndonjë copë djathë jo me myk, që ka filluar të krijojë spore, mos e hidhni. Mund të hiqni pjesën e mykut dhe pjesa tjetër është tërësisht në rregull.
  9. Mos e ngrini djathin. Futja në ngrirje e djathit do të bëjë t’i humbasë aromën dhe të ndryshojë formë. Mbajeni atë në pjesën e perimeve.
  10. Marinojeni pulën me djathë. Sidomos me djath të ruajtur në shëllirë, e cila ka dhe disa solucione konservuese. E kush nuk e do djathin brenda në pjatën e darkës?
Pin It