103 vjet pa Herbert Spencer, enciklopedistin e famshëm anglez

download-2

Më 8 dhjetor 1903 u nda nga jeta Herbert Spencer, ishte një filozof anglez dhe një teorist politik i famshëm; me një njohje pothuaj enciklopedike që i mundësonte të shkruante mbi tema si qeverisja, etika, edukimi, ekonomia, sociologjia, biologjia, psikologjia dhe antropologjia.

Nga idetë politike Spenceri ishte një liberal i shekullit të 19-të  i ngjashëm me libertarianët e sotëm. Kundërshtonte ndërhyrjen e çfarëdollojshme të qeverisë në punët private dhe dha argumenta thelpësore që përdoren ende edhe sot e kësaj dite. Herbert Spencer është i famshëm për idetë e tija individualiste dhe për refuzimin e çdo lloj kolektivizimi. Spenceri këmbngulte për një qasje humane dhe etike ndaj problemeve dhe zhvillimeve shoqërore, e cila qasje e ndalonte dominancën dhe agresionin drejt grupeve apo individëve më të dobët, pavarësisht se mund të tregohej se në afatgjatë një sjellje e tillë mund të kishte efekte të mira.

Herbert Spenceri është quajtur “Libertariani i parë”

Idetë e Herbert Spencerit u shtruan së pari në artikuj revistash dhe u botuan në një seri librash të cilët ai i rishkruajti dhe rishikoi në mënyrë të vazhdueshme.

Spencer vendosi në qendër të filozofisë së vet një konceptim organik të evolucionit me origjinë biologjike. Si shumë racionalistë të tjerë të viteve 1800-të, përqafon të gjithë kompleksin e njohurisë njerëzore, nga shkencat natyrore tek etika. Teorinë e evolucionit e përdor për të rindërtuar sistemin e një shoqërie natyrore me kufijë natyrorë mes ekonomisë dhe politikës.

Nga një homegjeneitet jokoherent, mbërrihet në heterogjeneitet hoherent. Nga biologjia kalohet tek psikologjia, tek sociologjia dhe tek etika: natyra avancon sipas një linje të drejtë nga energjia tek jeta, nga jeta tek mendja, nga mendja tek shoqëria, nga shoqëria tek qytetërimi dhe tek qytetërime edhe më të përdalluara (diferencuara) dhe të integruara.

Ky konceptim, në terma shoqërorë, do të thotë se një shoqëri që bëhet gjithnjë e më komplekse ka më pak nevojë për Shtetin. Me rritjen e industrializmit një pjesë gjithnjë e më e madhe i lihet inciativës private – ndërsa janë shoqëritë e militarizuara që mbeten me ndërhyrje të përhapura shtetërore.

Pjesa më e madhe e legjislacionit është i keq sepse korrupton perfeksionin që natyra priret të prodhojë nëpërmjet mekanizmave selektues natyrorë, si për shembull: eksperienca, tradita etj.

“Social Statics” (1850) ishte libri i tij i parë dhe bënte një portretizim utopik të shoqërisë. Ai argumentonte se shoqëria njerëzore ështe e drejtuar nga ligje natyrore fikse, dhe se qeveria duhet ta kufizonte veprimtarinë e saj në forcimin e këtyre ligjeve natyrore. Ai theksoi nevojën e shoqërisë që të vetrregullohej në varësi të ambientit material dhe deklaroi një princip libertarian të “lirisë së barabartë” për çdo individ.

Esetë e tij mbi edukimi, Education: Intellectual, Moral and Physical (1861), përqeshin praktikën e mësimit me ngut, dominancën e latinishtesh dhe greqshtes në klasat më të larta të shkollës dhe vëmendjen e tepruar ndaj historive me mbretër dhe me mbretëresha. Spencer-i në të kundërt rekomandoi një program “vet-zhvillimi”, bazuar mbi zgjidhje problemesh, gjeometri empirike, ushtrim të shëndetshëm, vizatim nga vëzhgimi, dhe shkencat natyrore. Ai tha se fëmijët duhet të mësohen dhe disiplinohen, jo nga grada artificiale dhe nga ndëshkime por duke pranuar pasojat e veprimeve të tyre. Spenseri shumë shpesh përmendet së bashku me Kontin, në radhën e sociologëve që ndikuan në zhvillimin e sociologjisë.

Pin It