Parashikimi i motit, e premte 9 dhjetor 2016

15-05-1024x658

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbeten prezent edhe gjatë ditës së nesërme duke bërë që kthjellimet të jenë dominante pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Përjashtim bëjnë zonat lindore të cilat do të kenë vranësira të lehta.

Orët e pasdites duke përfshirë dhe natën do të mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje gjatë orëve të mëngjesit ndërsa mesdita do të ruaje vlera konstante të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim i ulet.

Pin It