11 fakte interesante për kafshët, që nuk do t’i besoni se janë të vërteta

Gjedhët kanë theks.
Hulumtimet kanë treguar se, ashtu si njerëzit, ndryshimet vokale të dhive mund të ndryshojë sipas mjedisit ku rriten dhe me kohën e kaluar me llojin e tyre.

Ujqërit martohen për gjithë jetën.
Një tufë ujqërish shpesh përbëhet nga një mashkull dhe femër alfa dhe pasardhësit e tyre, dhe këlyshët më të mëdhenj ndihmojnë në kujdesin e të vegjëlve

Ky lloj i kandilit të detit është i pavdekshëm

Kjo krijesë nënujore mund të kopjojë indet e trupit të saj duke përdorur qelizat burimore, në thelb rimerr veten.

 

Pinguinët propozojnë partnerin e tyre.
Pinguinët, gjithashtu bashkohen për jetë, dhe kur zgjedh një partnere, mashkulli i tregon femrës një guralec si simbol i dashurisë së tij.

Elefantët kanë zakone të pabesueshme shoqërore.
Elefantët mund të qeshin dhe të qajnë. Ata mbajnë ceremoni përshëndetëse për të mirëpritur një anëtar të familjes që ka qenë larg për një kohë dhe “funerale” për anëtarët që largohen.

Manatet (lloj i lopës së detit) frymëzohen nga sirenat mitike.
Kur ushqehen në sipërfaqen e oqeaneve, manatet marrin shpesh alga deti mbi kokwn e tyre duke bërë që t’ju ngjasojnë flokëve të gjatë. Kjo dhe bishti i tyre i gjatë, i bëri shumë marinarë të besonin se sirenat ekzistojnë

Kënga e balenave përhapet si muzika e njerëzve

Në zonat ku qëndrojnë disa balena, ato të gjitha do të këndojnë të njëjtën këngë që do të zhvillohet me kalimin e kohës. Nëse kënga është mjaft “tërheqëse”, do të përhapet edhe në vende të tjera .njësoj si muzika e njerëzve, me grupe të tjera belenash që duan të mësojnë

 

 

Molusqet mund të ndryshojnë gjininë.
Në varësi se cila është më e dobishme për sezonin aktual të çiftëzimit, molusqet mund të zgjedhin midis të qenit meshkuj apo femra.

Luanët femra rrinë bashkë për jetë
Luaneshat motra të jetojnë së bashku për gjithë jetën e tyre. Kur kanë këlyshë, femrat do të qëndrojnë me nënat dhe hallat e tyre ndërsa meshkujt do të dalin për të gjetur tufën e tyre.

Kuajt e detit mbajnë të vegjlit e tyre

Kuajt e detit janë monogame. Kur bëhet fjalë për çiftëzimin, janë meshkujt që do të mbajnë vezë të fekonduara në një qese derisa të jenë gati të lindin. Kuajt e detit gjithashtu mbajnë me bisht njëri-tjetrin kur notojnë, në të njëjtën mënyrë që njerëzit mbajnë duart.

Pin It