Facebook së shpejti bëhet me televizion të vetin

Facebook do të lançoj programe për Tv duke sfiduar Netflix, Hulu apo Amazon.

Sipas lajmit të Business Insider, rrjeti social po punon mbi 24 spektakle origjinale për t’i transmetuar in streaming në platformën e tij, për një shikueshmëri globale që tashmë po i afrohet 2 miliardë personave.

Sipas Insider, televizioni i Facebook duhet të dalë në mes të qershorit. Platforma është duke punuar mbi një produksion të nivelit të lartë, njësoj si seritë televizive House of Cards dhe Scandal, por dhe në produksione më të vogla.

Burimet e Business Insider thonë se Facebook do të fusë një tab të ri për video dhe shumë emisione komedi të cilat zgjasin mes pesë dhe tridhjetë minuta.

Kështu, Facebook më nuk do të mbetet vetëm një rrjet social, por edhe një gjigand televiziv me programe të cilat tërheqin rreth 2 miliardë përdoruesit e tij.Qëllimi i kompanisë do të jetë kryesisht të mos lëshojë terren për rivalin Snapchat për vëmendjen ndaj të rinjve.

Pin It