11 vjeçarja shqiptare mund 13 shahiste europiane

Shahistja 11-vjeçare Elisa Isufi ka arritur një rezultat pozivitiv në Europianin e të Rinjve që u zhvillua në Rumani.

Ajo zhvilloi nje garë të pabarabartë moshe por të qendrueshme në cilësi me autoritet duke lënë pas plot 13 lojtare nga 12 Vende të Europës me shah të zhvilluar si Bullgari, Poloni, Austri, Norvegji, Danimarke, Rumani, Greqi etj.

 

Në sportin e shahut element kyç është mosha e lojtarëve pasi ndikon në zhvillimin që ka lojtari, zakonisht lojtarët që vendosen përballë nuk kanë diferencë moshe më shumë se 2 vjet.

 

Elisa u rendit në të njëjtën kuotë me lojtare nga Rusia,Lituania, Serbia,Izraeli,Holanda,Belgjika apo Rumania.

 

Me pikët e grumbulluara, rreth 40% në 9 rounde , Elisa konfirmoi talentin e saj . Barazimi me Kampionen e Zvicres U-14 apo fitoret ndaj lojtares Norvegjeze dhe asaj Austriake janë tregues domethënës dhe shpresëdhënës për një të ardhme të suksesshme në nivelet e larta. Isufi është fituese e olimpiades së matematikës në rang Republike në vendin tonë.

Pin It