Kalendari historik, 6 tetor

 

sm02edison

1889 – U ekspozua kinoskopi nga Thomas Edison. Ai e kishte patentuar më 1887 këtë makineri të fotografive lëvizëse.

Thomas Alva Edison (11 Shkurt 1847 – 18 Tetor 1931) ishte një shpikës amerikan, shkencëtar dhe biznesmen i cili ka zhvilluar shumë pajisje që ndikuan në jetë në të gjithë botën, duke përfshirë gramafonin, kamerën e filmit dhe llampën elektrike. Ai ishte një nga shpikësit e parë që ka zbatuar parimet e prodhimit në masë dhe punën e madhe të përbashkët në procesin e shpikjes, dhe për këtë arsye është kredituar shpesh me krijimin e laboratorit të parë të hulumtimit industrial. Edison është konsideruar si shpikësi i tretë më pjellor në histori, duke mbajtur 1.093 patenta të SHBA në emrin e tij, si dhe shumë patentave në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani. Ai është kredituar me shpikje të shumta që kanë kontribuar në komunikim masiv dhe, në veçanti, telekomunikacioin. Këto përfshinin stock ticker, një regjistrues vote mekanik, bateri për makinë elektrike, energji elektrike, muzikë të regjistruar dhe filma. Puna e tij e përparuar në këto fusha ishte rezultat i karrierës së tij të hershme si një operator telegrafi. Edison i dha rrugë konceptit dhe zbatimit të energjisë elektrike dhe shpërndarjes në shtëpi, biznese, dhe fabrika – një zhvillim i rëndësishëm në industrializimin e botës moderne.

 

moulin-rouge-1050325_960_720

1889 – Në Paris, “Moulin Rouge” për herë të parë i hapi dyert për publikun.

Hapja e këtij klubi i dha një dimension tjetër jetës në Parisin e vitit 1889. Shumë shpejt, “Moulin Rouge” u bë i famshëm në mbarë botën. Ai u bë tempulli i muzikës dhe kërcimit. Sot klubi mbetet një atraksion popullor.

 

mtm2ntizoti1nzixotgyntyx

1939 – Adolf Hitler mohoi të ketë synim për të nisur luftë kundër Britanisë dhe Francës, në një fjalim para “Reihstagut”.

Adolf   Hitler është cilësuar si diktatori më i madh i të gjitha kohërave. Krimineli nazist numër 1 në botë. Sundoi në Gjermani për 17 vite. Në këtë kohë u vranë 12 milionë gjermanë dhe u masakruan 6 milionë hebrenj. Ideator dhe zbatues i Holokaustit, dhe shkaktar i Luftës së Dytë Botërore.

 

john_f_kennedy

1961 – Presidenti amerikan, John F. Kennedy, këshilloi familjet amerikane që të ndërtonin bunkerë bombash, për t’u mbrojtur në rast të ndonjë lufte bërthamore me Bashkimin Sovjetik.

Xhon F. Kennedy u betua në detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara më 20 Janar, 1961. Fjalimi i tij me atë rast mbahet mend si një prej fjalimeve më të rëndësishme dhe më të cituar, në të cilin ai u bëri thirrje amerikanëve që të aktivizohen, duke thënë:  “Mos pyet se çfarë mund të bëjë vendi yt për ty, por pyet se çfarë mund të bësh ti për atdheun tëndë.”   Duke i’u drejtuar vendeve të botës, ai u bëri thirrje që  ato të bashkohen në luftën kundër atyre që ai i cilësoi, si “armiqtë e përbashkët të njeriut: tiranisë, varfërisë, sëmundjeve dhe luftës.”

 

 

chess-660x330

1857 – Kongresi i shahut amerikan zhvilloi turneun e parë kombëtar të shahut në Neë York City.

Është konsideruar si shkenca e mendjes apo loja e strategjisë dhe planifikimit. Në historinë botërore, gara për të mbizotëruar lojën e shahut ka qenë mjaft e fortë dhe daton që në shekullin e XIX.  Sipas ekspertëve, asnjë lojtar tjetër nuk ka dominuar aq fort dhe aq gjatë sa Geri Kasparov. Ai është lojtari më i ri i të gjitha kohërave që mori titullin e kampionit të botës në vitin 1985 kur ishte vetëm 22 vjec. Një tjetër rus mban vendin e dytë në botë, Anatoly Karpov ishte kampion i botës në shah për një dekadë, duke mbetur i pathyeshem nga viti 1975-1985. Ai mban rekordin e turneve të fituara, me 160 vende të para në konkurse. Në vendin e tretë renditet gjermani Emanuel Lasker, i cili mori titullin e kampionit të botës në moshën 27-vjecare.

 

33_harry_s_truman

1949- Presidenti I SHBA-ve, Hurry Truman nënshkroi aktin  e ndihmës së përbashkët . Akti mundësonte 1.3 miliardë usd në formën e ndihmës ushtarake për vendet e NATO-s

NATO- Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut është themeluar në vitin 1949 për të vepruar si një kundërpeshë ndaj kërcënimit të nacionalizmit militant Evropian dhe për të inkurajuar integrimin politik. Përgjegjësia më e madhe e aleancës është që të mbrojë territorin dhe popullatat e NATO-s. Neni 5 i NATO-s thotë se një sulm mbi një anëtar është një sulm kundër të gjithëve.  NATO mbron hapësirën ajrore mbi Shqipërinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë dhe Slloveninë në një bazë prej 24 orësh gjatë 7 ditëve të javës, në 365 ditë të vitit. Katër vende të tjera të cilat aspirojnë për anëtarësim në NATO janë: Bosnjë-Hercegovina, Gjeorgjia, Mali i Zi dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Kolektivisht, anëtarët e NATO-s përbëjnë të paktën 50% të PBB-së së përgjithshme të botës dhe mund të telefonojnë më shumë se 3 milionë burra dhe gra në shërbimin aktiv.

 

 

 

Pin It