126 vjet Henri Miller, shkrimtari që nuk u kënaq me pak

download

Më 26 dhjetor 1891 lindi Henri Miller, ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë amerikane të shekullit XX. Ai ka përfaqësuar një forcë të madhe letrare në vitet ’50 të shekullit të kaluar. U bë shumë i famshëm në kohët kur autoritetet amerikane dhe britanike, në emër të puritanizmit, ndaluan botimin dhe shpërndarjen e dy nga novelat e tij më të rëndësishëm: “Tropiku i gaforres” dhe “Tropiku i bricjapit”, për shkak se thuhej se ato shkelnin ligjet amerikane .

Sa ishte në Paris, ai nisi një lidhje dashurie me shkrimtaren Anais Nin, e cila dokumentoi bëmat e tyre në ditarin e saj. Mes viteve ’40 dhe ’60, Milleri u vendos në qytezën Big Sur, në Kaliforni, ku ekspozonte piktura me ngjyra uji dhe shkroi libra, prej të cilëve shquhet triologjia “Kryqëzimi i trendafiltë”, e përbërë nga novelat “Seksus”, “Pleksus” dhe “Neksus”. Novelat e tij të hershme u botuan, më në fund, në Britani dhe në Amerikë në vitet ’60 dhe Milleri u bë ikonë e popkulturës.

Pin It