Arsyet pse duhet ta përdorim më shumë biçikletën

mtb-home

Është e këndshme, sidomos gjatë verës, dhe shumë e shëndetshme në të njëjtën kohë. Biçikleta u bën mirë të gjithëve dhe ka një mori avantazhesh.

Të mirat e biçikletës janë të shumta, sidomos ato psikologjike. Është kënaqësi e madhe t’i japësh biçikletës në ajër të pastër, duke shmangur gjithmonë zonat me trafik. Biçikleta duhet të përdoret nga të gjithë sepse ndihmon në uljen e nivelit të akumuluar të stresit. Veç të tjerash, ngarja e biçikletës është një lloj sporti që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Edhe në nivel amatorial çiklizmi ka një funksion të dyfishtë. Nga njëra anë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare tek ata persona që e kanë trashëgimi familjare, ose te gratë duhanpirëse. Ndërsa, nga ana tjetër, përdoret si një terapi e vërtetë rehabilituese për personat që kanë pasur probleme kardiake, sepse çiklizmi është një sport rezistence. Duke pedaluar ndihmon forcimin gradual të zemrës, përmirëson frymëmarrjen dhe metabolizmin muskulor. Natyrisht të gjitha këto dobi nuk arrihen menjëherë, por dalëngadalë me kalimin e kohës dhe pa e tepruar, sidomos kur nuk jemi të rinj.

Çfarë duhet ngrënë para pedalimit?

Në përgjithësi rekomandohen karbohidratet, sepse digjen shpejt dhe japin fuqi. Ushqimi duhet konsumuar jo një orë para ekskursionit, por dy ose tre orë minimumi para nisjes. E rëndësishme është që ta hidratoni trupin dhe të mbani me vete një shishe me ujë që ju nevojitet, veçanërisht kur bën shumë vapë.

Pin It