Itinerari i madh i veriut

lura-atraksion1
Tiranë- Rubik-Koman-Fierzë-Bajram-Curr-Valbonë-Lurë-Theth-Bogë-Razëm-Shkodër-Tiranë
Në ka diçka që bota ia ka zili Shqipërisë tonë të bukur, është natyra… e bota është e apasionuar shumë ndaj natyrës tonë, ndaj bjeshkëve tona, luginave, lumejve, maleve e kodrave, kanioneve e shpellave, dhe të gjithë ekosistemit të kësaj natyre. Jo me kot janë dyfish vizitorët e huaj kundrejt vendasve në zona si Thethi, Valbona, Razma, Lura etj. Jo me kot kalimi Valbonë-Theth fitoi titullin si shtegu më i bukur në botë para pak vitesh, si pjese e shtegut të quajur “Majat e Ballkanit”, ku vizitorë nga e gjithë bota shprehin kënaqësinë për të kaluar ndër këto shtigje të shënuara dhe mjaft piktoreske.
Nëse dëshironi të jeni pjesë e një udhëtimi, plot aventurë, me pamje mahnitëse, plot mikpritje, tradië e kulturë, ushqim bio dhe karakteristik i zonës, hulumtim të Shqipërisë së Veriut, mes për mes Bjeshkëve të Namuna, të ndjeni dhe të jetoni në ajrin e pastër të këtyre zonave, të shijoni ujin e burimeve të maleve, dhe sigurisht të shpenzoni energji duke hulumtuar këto zona, ne kemi perzgjedhur Itinerarin e Madh të Veriut, një tur të paharrueshëm 6-ditor….
Ky tur është edhe një ndër turet më të plota në zonën e veriut, që ju mundëson njohjen e zonave të mahnitshme si Lura, Thethi, Valbona, Rubiku, Razma, që janë edhe destinacionet më të preferuara të të gjithjë Shqipërisë veriore. Fli, Maze e Zjeme, Qingj në Hell, gjalpë i freskët, djathë i njomë, suxhuk shtëpie,  etj etj., janë pjesë e tryezes se këtyre zonave… Liqenet e Lurës, Lumi dhe ujvara e Valbonës, Vaskat e Gurit, Syri i Kaltër, Kanioni I Grunasit, kulla e Ngujimit, Ujvara, janë pjesë e Thethit, kalimi me traget në Liqenin e Komanit, një ndër liqenet më të bukur në Shqiperi, ku trageti kalon përmes maleve, kënaqësinë dhe qetësinë që të ofron Razma e mbi të gjitha komoditetin dhe argëtimin, të hulumtosh në majën e Velës, Kisha e famshme ndërtuar mbi një shkëmb në Rubik… Këto janë vetëm disa prej mrekullive që ju presin në këtë udhëtim të paharrueshëm…
Burimi http://www.albaniantravel.info/
Pin It