16 vite nga rihapja e Kullës së Pjerrët të Pizës. Një dekadë punë për ta fortifikuar

download-2

Kolor stitching | 9 pictures | Size: 7843 x 5040 | FOV: 80.52 x 51.74 ~ 17.58 | RMS: 2.24 | Lens: Standard | Projection: Spherical | Color: LDR |

monumenti6

Më 15 dhjetor 2001, Kulla e anuar e Pizës në Itali rihapet pasi një grup ekspertësh shpenzuan 27 milionë dollarë dhe 11 vjet për të fortifikuar kullën pa eliminuar animin e saj të famshëm.

Në shekullin e 12-të, filloi ndërtimi i kullës së këmbanës për katedralen e Pizës, një qendër tregtare në lumin Arno në Italinë perëndimore, rreth 50 milje larg nga Firence. Ndërkohë që ndërtimi ishte ende në proces, themelet e kullës filluan të fundoseshin në tokën e butë moçalore, duke shkaktuar animin e saj. Ndërtuesit u përpoqën të kompensonin animin duke bërë katet e sipërme pak më të larta në një anë, por pjesa e shtuar vetëm bëri që kulla të fundosej më tepër. Kulla përfundoi në vitin 1360. Inxhinierët e kohëve moderne thonë se ishte një mrekulli që kulla nuk u rrëzua plotësisht.

Megjithëse edhe Katedralja dhe vendi i pagëzimit u anuan pak, ishte Kulla e Anuar e Pizës (Torre Pendente di Pisa), që u bë vendi më tërheqës dhe më i famshëm për turistët në qytet. Në shekullin e 20-të, kulla 57 metër e lartë prej mermeri të bardhë u anua 4.5 metra perpendikulare. Një vit përpara se të mbyllej, në vitin 1990, 1 milion njerëz vizituan kullën e vjetër, duke ngjitur 293 shkallë deri në majë dhe vështronin Fushën e Mrekullive (Campo dei Miracoli). Duke pasur frikë se kulla do të shembej, zyrtarët caktuan një grup prej 14 arkeologësh, arkitektësh dhe ekspertë tokash për të mënjanuar disi animin e famshëm.

Megjithëse një përpjekje fillestare në vitin 1994 gati përmbyti kullën, inxhinierët arritën të reduktonin animin rreth 40-43 centimetra duke hequr dheun nga poshtë themeleve. Kur kulla u rihap, më 15 dhjetor 2001, inxhinierët parashikuan se do të kalonin 300 vjet që ajo të kthehej në pozicionin e vitit 1990. Megjithëse hyrja në kullë për turistët tani është e limituar, një mori turistësh vazhdojnë të vizitojnë kullën nga jashtë, duke bërë pozën klasike – qëndrojnë pranë kullës duke pretenduar se po e mbajnë atë – ndërsa aparatet shkrepin.

 

Pin It