2 mijë muxhahedinë vijnë në Shqipëri, të parrezikshëm

muxhahedinet

Komisioni i Sigurisë Kombëtare nuk ka informacion zyrtar mbi mbërritjen e 2 mijë muxhahedinëve në Shqipëri, por të dy palët, socialistët dhe demokratët, janë në një mendje, kur thonë se ata nuk kanë rrezikshmëri për shoqërinë shqiptare, dhe se marrja e tyre është një vlerë e shtuar e vendit tonë ndaj detyrimeve që ka tek aleatët. Anëtari socialist i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Arben Çuko, sqaron se të ashtuquajturit muxhahedinë, nuk janë të rrezikshëm. Gjatë intervistës ai shpjegon se janë civilë, jo ushtarakë, duke hequr aludimet e përdorura në media se ata janë bashkëpunëtorë të ISIS­-it.

Pin It