ISSH, 701 inspektime të kryera, ja rezultatet

1800545549-1358598957

Në spitale nuk ka pasur një rregullore të brendshme për trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve spitalore. Kjo është situata që kanë hasur inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor gjatë vitit të kaluar në 701 inspektimet e kryera në të gjitha spitalet e vendit sa i përket respektimit të rregullave për menaxhimin e mbetjeve spitalore. Mbetjet spitalore Mbetje spitalore të pa ndara në kosha përkatës sipas përbërjes, mungesë të rregulloreve të brendshme si dhe mungesë të kontratave me firma të licencuara për evadimin e mbetjeve spitalore kanë qenë problematikat e hasura nga inspektorët e ISHSH­së nëpër spitale përgjatë vitit të kaluar. Kjo ka qenë situata e gjendur në këto institucione gjatë vitit të kaluar nga inspektorët ndërsa kanë kryer për herë të parë këto lloj kontrollesh.

Pin It