Mjekësi: Rreziku që vjen kur i lidhni foshnjet

Shumë prindër ndjekin metodën e lidhjes te fëmijët e sapolindur. Por çfarë thonë mjekët  australianë për këtë?

Praktika e lidhjes së bebes, shumë e ndjekur edhe në Shqipëri, mund të çojë edhe në nevojën për operacion në zonën e legenit.

Metoda e lidhjes së bebeve përdoret shpesh për t’u qetësuar atyre dhimbjet e barkut dhe për t’i ndihmuar të flenë.

“Në komunitetin e mjekëve ortopedë  të Amerikës së Veriut, Britanisë së Madhe dhe Australisë, lidhja e bebeve është një shqetësim në rritje. Ajo mund të çojë në zhvillimin e displazisë së legenit”, thonë ata.

Fëmijët duhet të jenë të lirë që t’i lëvizin këmbët dhe t’i përkulin në “pozicionin e bretkosës”, thonë mjekët.

Pin It