241-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Amerika feston

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 241-vjetorin e Ditës së Pavarësisë. 4 Korriku shënon ditën e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë. Shpallja e Pavarësisë së Amerikës shënoi shkëputjen e kolonive nga Britania e Madhe 241 vjet më parë, por ajo ishte vetëm fillimi i vendosjes së lirisë në këtë vend.

Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është njëri ndër dokumentet, ndoshta dokumenti politik më me rëndësi në botë, që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.

Qytetarët amerikanë festojnë pavarësinë e vendit të tyre në mënyra nga më të ndryshmet, ndërsa gatishmëria është maksimale për sigurinë. Pavarësia e SHBA-së festohet edhe Shqipëri, pasi në nder të kësaj dite Ambasada Amerikane organizon pritje me personalitete të ndryshme.

 

Pin It