Studim: Lëngu i patateve shëron problemet me stomakun  

 

Patatja është një prej zarzavateve më të konsumuara nga ne jo vetëm për shijen e pakrahasueshme në çdo forme gatimi, por edhe për vlerat ushqimore që përmban. Studimet e fundit tregojnë se lëngu i patates ka disa veti kuruese. Ai mund të kurojë aciditetin e stomakut, madje dhe ulçerën. Përfundimi vjen nga një studim  i realizuar nga një grup shkencëtarësh britanikë, të cilët kanë konfirmuar aftësitë e lëngut të patateve në kurimin e problemeve me stomakun.

Sipas tyre, patatja përmban disa substanca që veprojnë si “dizifektant”, një lloj antibiotiku natyral që sulmon bakteret përgjegjëse për infeksionet gastrike, që shkaktojnë ulçerën. Përdorimi i kësaj metode natyrale, shërben për luftimin e baktereve dhe uljen e inflamacionit.

 

Pin It