Kujdes me konsumin e tepërt të çajit të ftohtë

Çaji bimor shquhet si pija kurative për shumë sëmundje. Çaji i ngrohtë i një bime specifike shërben për një sëmundje ose problem shëndetësor specifik, mirëpo nuk mund të themi të njëjtën gjë për çajin e ftohtë.

Konsumimi i tepërt i çajit të ftohtë shton rrezikun për gurët në veshka. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer nga “Loyola University”. Sipas shkencëtarëve, pija përmban sasi të mëdha të oksalateve të kalciumit (kripërave), përgjegjëse për shfaqjen e sëmundjes. Në këtë mënyrë duke e tepruar me çajin e ftohtë (por edhe me ushqime të tjera), niveli i kripërave rritet në atë nivel që mund të ndikojë në formimin e kristaleve në veshka. Urologu John Milner, i cili ka koordinuar studimin ka shpjeguar se “për personat që kanë tendencë për të shfaqur gurë në veshka, nuk duhet të konsumojnë çaj të ftohtë”. Shkencëtari ka shpjeguar se edhe çaji i ngrohtë përmban të njëjtën sasi të oksalateve të kalciumit, por zakonisht sasia e konsumuar nuk është e njëjtë me atë të çajit të ftohtë. Ekspertët këshillojnë konsumimin e ujit natyral, të cilit mund ti shtohet lëng limoni, që përmban shumë citrate, që pengojën rritjen e gurëve.

Sakaq këshillohet që personat e predispozuar për të krijuar gurë në veshka të mos konsumojnë ushqime që përmbajnë shumë oksalate të kalciumit si: rrushi, çokollata, spinaqi dhe luleshtrydhet.

 

Pin It