27 shtator, Dita Botërore e Turizmit

Dita Botërore e Turizmit (WTD) mbahet çdo vit më 27 shtator. Qëllimi i shënimit të kësaj dite është për të nxitur ndërgjegjësimin në mesin e komunitetit ndërkombëtar për rëndësinë e turizmit dhe vlerat e tij sociale, kulturore, politike dhe ekonomike.

Ngjarja synon të adresojë sfidat globale të përfshira në Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM) të Kombeve të Bashkuara dhe për të nxjerrë në pah kontributin që mund të jap sektori i turizmit në arritjen e këtyre qëllimeve.

Për te shënuar ditën botërore te Turizmit është vendosur në seancën e trete të Kuvendit te Përgjithshëm te Organizatës Botërore të Turizmit (Torremolinos, Spanjë, shtator 1979), duke filluar nga viti 1980. Kjo datë u zgjodh ngase përkonte me 10 vjetorin e miratimit te Statutit te WTO (27 shtator 1970). Miratimi i  statutit te WTO konsiderohet një moment historik në turizmin global.

Gjithashtu caktimi i Ditës Botërore të Turizmit në këtë datë, ishte veçanërisht e përshtatshme ngase është në fund të sezonit në hemisferën veriore dhe në fillim të sezonit në hemisferën jugore, pra është koha kur turizmi është në mendjet e miliona njerëzve në mbarë botën.

Pin It