Paris: Një fermë për stafin në çatinë e postës

Një zyrë postare në zemër të Parisit ka shndërruar tarracën e saj në një fermë për stafin, që mund të mbjellë atje bimët e veta dhe mund të ushqejë edhe pulat.

Rreth 30 punonjës vullnetarë kanë punuar për mbjelljen e domateve, ushqejnë çdo ditë pulat dhe vjelin frytet e punës së tyre, në çatinë me sipërfaqe 900 metra katrorë.

Stafi i postave, nga zyra të tjera, vjen po ashtu për të marrë pjesë në projektin, që sipas orgnizatorëve ndihmon për të rilidhur punonjësit me natyrën, në një botë gjithnjë e më virtuale.

“Ne nuk flasim këtu për punën, por punojmë për të njëjtën kauzë gjatë fundjavave. Ne bisedojmë për ndërtimin e një koteci të ri pulash, për domate, luleshtrydhe, etj., e kjo na bën të ndihemi mirë”, tha Sophie Jankoëski.

Ky është në fakt një projekt që ka mbështetjen e autoriteteve të Parisit, që synojnë zhvillimin e agrikulturës urbane në qytet.

Pin It