Dhjetë vendet me numrin më të madh të site-ve të trashëgimisë kulturore në botë.

Një vend është referuar si një Site i  Trashëgimisë  Kulturore Botërore kur ai është e listuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara UNESCO si i një rëndësie të veçantë kulturore ose fizike. Deri në vitin Korrik 2017 , ka 1073  vende të trashëgimisë  te shperndara ne 167 shtete te ndryshme: 832 janë kulturore, 206 janë të natyrale dhe 35  janë me karakter miks  historiko -natyrore.
  • The Santa Maria delle Grazie, ne te cilen ndodhet vepra “The Last Supper” nga Leonardo da Vinci, Milano, Itali
  • Ujesjellesi romak ne Segovia, Spanje
  • Pallati Sanssouci , Potsdam, Germany
  • Amfiteatri Arles në Francë –site i trashëgimisë kulturore botërore
  • Muri i madh kinez – site i trashëgimisë kulturore botërore
  • El CastilloChichen Itza, Mexico – site i trashëgimisë kulturore botërore
  • The Taj Mahal – nje nga me te famshmit site te trashëgimisë kulturore botërore
  • Westminster Palace ne Londer– simbol i qytetit dhe site i trashëgimisë kulturore botërore
  • Bazaar of Tabriz in Iran, site i trashëgimisë kulturore botërore
  • Kompleksi i Kremlinit ne Moske -Rusi – site i trashëgimisë kulturore botërore

Më poshtë është një listë e vendeve që kanë numrin me te madh te site-ve të trashëgimisë kulturore.

  1. Italia – 48 vende të trashëgimisë kulturore

Italia mund të mos  jetë një nga vendet më të mëdha të botës, por historia e saj e gjatë dhe e thellë e vë në krye të listës së vendeve  persa i perket trashëgimisë kulturore. Disa nga këto site janë Venecia dhe laguna e saj, Piazza del Duomo në Pisa, qendrat historike të Sienës, San Gimignano, Firence dhe Napoli, qendra historike e Romës dhe Vatikanit, qyteti i Verona, Santa Maria delle Grazie me “Darkën e Fundit” nga Leonardo da Vinçi në Milano, dhe shumë më tepër.

 

  1. Spanja – 40 vende të trashëgimisë kulturore

 Jo shumë larg Italisë, Spanja është krenare  për shumë site të trashëgimisë kulturore botërore. Disa nga këto 39 vende janë: qendrat historike të Toledos dhe Córdobas, qyteti i vjetër i Salamancës, katedralja e Burgos, veprat e Antoni Gaudit (në Barcelonë), qyteti i vjetër i Segovia dhe ujësjellësi i famshëm romak, Shpella e Altamira me pikturat e saj prehistorike, Alcazari në Sevilje, Kulla e Herkulit  etj.

  1. Gjermani – 38 vende të trashëgimisë kulturore

 Ne jemi ende në Evropë dhe Gjermania nuk është shumë larg Spanjës me numrin e vendeve të trashëgimisë kulturore. Në përgjithësi, vendet e trashëgimisë në Gjermani janë nga periudhat me te vonshme se ato në Itali dhe Spanjë. Disa nga vendet e trashëgimisë kulturore të Gjermanisë janë Museumsinsel (Muzeu Island) në Berlin, Pallatet dhe Parqet e Potsdamit dhe Berlinit, Katedralen e Këlnit, qytetin e Bambergut  etj.

 

  1. Franca – 38 vende të trashëgimisë kulturore

 Franca ka të njëjtin numër vendesh si Gjermania. Është e mrekullueshme që të gjitha 4 vendet e para në këtë listë janë evropiane dhe kanë së bashku një total prej 160 vende të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s nga gjithsej 832 vende të trashegimise ne botë. Disa nga vendet në Francë janë: Katedralja Bourges, Katedralja e Chartres, Katedralja e Amiens, Belfries e Belgjikës dhe Frances, ujësjellësi romak Pont du Gard, amfiteatri romak Arles dhe pikturat shpellore parahistorike në Grotte Chauvet-Pont.

 

  1. Kina – 36 vende të trashëgimisë kulturore

 Kina ka 36 vende të trashëgimisë kulturore botërore, nder te cilat Murin e Madh të famshëm, Qytetin e Ndaluar dhe Mauzoleun e Perandorit të Parë Qin.

 

  1. Meksika – 27 vende të trashëgimisë kulturore

 Disa prej 27 vendeve të trashëgimisë kulturore të UNESKO-s në Meksikë janë qytetet Pre-Hispanike të Teotihuacan, Palenque, Chichen Itza (shtëpia e piramidës së famshme El Castillo) dhe El Tajín.

 

  1. India – 27 vende të trashëgimisë kulturore

– Komiteti i UNESCO-s deklaroi 26 vende në Indi si vende të trashëgimisë botërore për kriteret kulturore. Më i famshëm nga të cilat është Taj Mahal.

 

  1. Mbretëria e Bashkuar – 26 vende të trashëgimisë kulturore

 Mbretëria e Bashkuar ka 26 vende të trashëgimisë botërore sipas kritereve kulturore. Disa prej tyre janë Pallati Westminster dhe Abbey Westminster, Kulla e Londrës, Stonehenge, qyteti i Bath dhe Qyteti i Vjetër dhei Ri i Edinburgut.

 

  1. Irani – 21 vende të trashëgimisë kulturore

– Disa nga 21 vendet e Iranit janë Kopshti Persian, Tabriz Baza e Kompleksit Historik, dhe Shejh Safi al-Din Khānegāh dhe Ansambli i Shenjtë.

 

  1. Rusi – 17 vende të trashëgimisë kulturore

Vendi më i madh në botë është shtëpia e vetëm 17 vendeve të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë Kremlinin e Moskës dhe Sheshin e Kuq, ansambli i Konventës Novodevichy në Moskë dhe qendra

Pin It