Bushati në Paris: Do donim që BE të përshpejtonte veprimet për zgjerimin

ditmir bushati

Kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati në fjalën e tij në Samitin e Parisit i ka bërë një apel BE-së që të përshpejtojë procedura të për zgjerimin. Pavarësisht vëmendjes së madh që Bashkimi Evropianë ka për vendet e Ballkanit perëndimorë, do të donim që puna për zgjerimin të ishte më e shpejtë ka thënë Bushati.

Bushati: Organizimi i Samitit të Ballkanit Perëndimor në Paris për të tretin vit radhazi në kushtet kur Europa po përballet me pasojat e brexit është një lajm i mirë në vetvete sepse dëshmon që angazhimet e BE përkundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor mbeten të pandryshuara. Ndonëse të gjithë do të dëshironim që politika e zgjerimit të ecte me ritme më të shpejta dhe më cilësore për të përfunduar një orë e më parë procesin e shtet ndërtimit dhe shtet konsolidimit demokratik të vendeve të Evropës adriatike apo vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pin It